Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: GABIMET MË TË SHPESHTA DREJTSHKRIMORE NËPËR SHKOLLA


Author: Saliu, Zurijeta



Abstract: Çdo njeri është mjeshtër i ndonjë pune dhe çdokush merret me një punë të caktuar. Edhe ne si gjuhëtar merremi me gjuhën, rëndësinë e saj, bukurinë e saj dhe më e rëndësishmja ruajtjen e saj. Ajo që neve na vret më së shumti janë gabimet. Duam apo nuk duam kur marrim të punojmë diçka, të lexojmë apo edhe rastësisht pa mos i kushtuar vëmendje, janë gabimet të cilat na bien në sy. E jo vetëm që i shohim por disi edhe sikur na e vrasin syrin e na pengojnë. Sikur në një fletë mund të ketë shumë fjalë të shkruara në mënyrë të njëjtë, fjala që është gabim duket më e madhe e më e dukshme, syri shkon gjithmonë aty. E siç thotë populli "Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi" edhe neve syri na shkon ku janë gabimet.Ajo që është më e dhimbshme për ne, është kur gjejmë gabime tek nxënësit, tek arsimtarët, tek profesorët, nëpër administrata të shkollave etj. Aty ku fillon edukimi e arsimimi dhe fatkeqësisht fillon me gabime. Prej aty ia fillojmë gabim. Gjoja ne i mësojmë nxënësit, e mësimin ua japim gabim. E nuk bëjmë fjalë për popullin dhe për vendet tjera të punës, derisa nëpër shkolla kemi mangësi të gjuhës shqipe dhe shkruajmë me gabime.Në këtë punim do të shohim gabimet në administrata shkollore dhe një hulumtim i shkurtër i gabimeve që më së shpeshti i bëjnë nxënësit. Shpresojmë që këto mangësi sadopak të zbuten e të përmirësohen.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1290/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1290
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1290/1/ALBANOLOGJIA%2019-20%20-%2020.09.2023%20-492-496.pdf
Identifier: Saliu, Zurijeta (2023) GABIMET MË TË SHPESHTA DREJTSHKRIMORE NËPËR SHKOLLA. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 492-496. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
GABIMET MË TË SHPESHTA DREJTSHKRIMORE NËPËR SHKOLLA2023186