Subject: P Philology. Linguistics
Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Subject: PN Literature (General)
Year: 2020
Type: Article
Type: PeerReviewed
Title: VEÇORITË FONETIKO-MORFOLOGJIKE NË TË FOLMEN E MIRATOCIT TË PRESHEVËS
Author: Agushi, Sadat
Abstract: Të folmet e shqipes janë të pasura me dukuri fonetike, morfologjike, sintaksore e leksikore dhe këto më shumë janë të shfaqura në dialektin gegë, gjegjësisht në variantet e tij. Folësit e këtij varianti të shqipes, në aspektin historik, kanë sjellë ndryshime gjatë shqiptimit sidomos në sistemin tingullor. Në këtë punim do të trajtojmë veçoritë fonetike dhe morfologjike në të folmen e Miratocit. Ky vendbanim shtrihet në jug të Preshevës dhe gjeografikisht ka afërsi me katundet Llojan, Vaksincë, Orizare. E kemi përzgjedhur atë si objekt studimi dialektor për disa arsye: Katundi ka një histori vendbanimi; Shquhet për veçantitë e një të folmeje gege me disa specifika që nuk hasen në katundet e tjera të Preshevës; Ka hundorësinë; Ka përngjasime me të folmet e disa fshatrave të Kumanovës, gjegjësisht të Likovës. Hulumtimi është bazuar kryesisht në përshkrimin fonetik dhe janë incizuar disa informatorë, që na kanë ndihmuar mjaftueshëm për t’i nxjerrë karakteristikat e kërkuara. Fjalët kyçe: pozita gjeografike, sistemi fonetik, sistemi morfologjik.
Publisher: University of Tetova
Relation: https://eprints.unite.edu.mk/552/
Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:552
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/552/1/34d7dfe6-bc42-45b8-b3e8-31b5b0aa1f5e_233-243.pdfIdentifier: Agushi, Sadat (2020) VEÇORITË FONETIKO-MORFOLOGJIKE NË TË FOLMEN E MIRATOCIT TË PRESHEVËS. ALBANOLOGJIA, 7 (13-14). pp. 233-243. ISSN 2545-4919