Subject: P Philology. Linguistics
Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Subject: PN Literature (General)
Year: 2020
Type: Article
Type: PeerReviewed
Title: FJALË TË RRALLA NË TË FOLMEN E REKASVE TË RRETHIT TË SHKUPIT
Author: SINANI, Idaete
Abstract: Në punim kemi trajtuar leksikun e fshatrave të rrethit të Shkupit me prejardhje nga Reka e Epërme e Gostivarit. Jemi përqendruar te fjalët e rralla autentike rekase, që përdoren në të folmen shqipe të fshatrave të Rekës dhe fshatrave me prejardhje nga kjo krahinë. Qëllimi kryesor i këtij punimi, është shqyrtimi i leksikut të kësaj të folmeje e cila ka ruajtur mjaft karakteristika të gjendjes së hershme të shqipes në tërësi, por, gjithashtu, edhe si një e folme që ka dhënë e ka marrë me të folme të tjera të krahinave përreth. Për shkak të studimeve të pakta për leksikun e fshatrave në fjalë, dhe në përgjithësi për të folmet e fshatrave të shpërngulura nga Reka, ky punim do të paraqet një ndihmesë modeste për leksikologjinë dhe leksikografinë shqiptare, për dialektologjinë dhe veçmas për përshkrimin e të folmeve të fshatrave të kësaj zone gjuhësore. Për mbarështrimin e këtij punimi, përveç konsultimit të literaturës shkencore dhe fjalorëve të ndryshëm, më së shumti jemi mbështetur në materialin e vjelë në terren si dhe në hulumtime e punime të tjera dialektore për të folmen në fjalë. Fjalë çelës: e folme, fjalor, leksik, fshatra, fjalë të rralla, Reka e Epërme.
Publisher: University of Tetova
Relation: https://eprints.unite.edu.mk/550/
Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:550
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/550/1/30.pdfIdentifier: SINANI, Idaete (2020) FJALË TË RRALLA NË TË FOLMEN E REKASVE TË RRETHIT TË SHKUPIT. ALBANOLOGJIA, 7 (13-14). pp. 223-232. ISSN 2545-4919