Home | Repositories | Statistics | About



Subject: P Philology. Linguistics


Year: 2019


Type: Article
Type: PeerReviewed



Title: ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI


Author: YMERAJ, Ermira



Abstract: A kanë krijuar këto autorë, personazhe dhe karaktere femërore të imagjinuara apo arketipe me bazë të vërtetën reale e të hidhur të kohës së tyre? Sjellja e femrës dhe pranimi i saj në letërsinë shqiptare si heroinë qendrore, gjithmonë për të kthjelluar e interpretuar rolin e vendin e saj në shoqëri ka një qëndrim të dallueshëm tek të katër shkrimtarët. Me orientime letrare e formime në kohë të ndryshme, janë përpjekur t’i komunikojnë lexuesit arketipin e gruas të rënë, të çmendur, fatale, të venitur, të pabarabartë, me tipare dhe karaktere që i përkasin realitetit shqiptar që ndiqet nga një kohë po aq e çmendur, fatale, e venitur dhe e pabarabartë. Objekti esencial i ekzistencës së femrës te këto shkrimtarë, mbart motivin e femrës tipike që i përgjigjet, “pabarazisë gjinore”; “nëpërkëmbjes së identitetit”; “pasjes dhe shkeljes së sensualitetit”; “fisnike dhe e refuzuar”, “seksi i dytë”; “me ambicie që u mbyten dhe u shtypen”, “të dënueshme”. Autorët e ndërtojnë topikën e heroinës përgjatë marrëdhënieve ndërnjerëzore mbi norma morale të shkelura nga koha, kërkojnë ndryshime strukturash dhe raportesh, ndryshim të formave “burrërore”, ndryshim mentalitetesh, kërkojnë çlirim të gruas, një botë ku gruaja nuk duhet të jetojë vetëm përmes historizmit të rolit të paravendosur si krijesë e dobët .


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/317/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:317
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/317/1/19.pdf
Identifier: YMERAJ, Ermira (2019) ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 120-125. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI20191252