Home | Repositories | Statistics | About



Subject: L Education (General)


Year: 2026


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: HAPJA E SHQIPËS SË SHKRUAR NË HULLINË E LITERATURËS EUROPIANE


Author: LLOSHI, Xhevat



Abstract: Libri i parë shqip i Gjon Buzukut (1555) pa dyshim bën pjesë në literaturën fetare dhe jo në letërsinë artistike. Ndërkaq, tekstet e vetë letërsisë artistike nuk mund të përftohen befas, pa pasur një traditë të gjatë të shkruar dhe këtu si nocion qendror del teksti. Zakonisht flitet për gjini dhe lloje letrare, ndërsa nga një kënd më i ngushtë shikimi është puna për tipa tekstesh. Gjuha e arrin funksionin e saj kryesor, komunikues, jo nëpërmjet fjalësh e fjalish; këta janë terma të metagjuhës, por nëpërmjet thënieve ose teksteve të plota, që përcjellin informacionin, kuptimin e dëshiruar. Edhe folklori mund të thuhet se formohet si fushë më vete atëherë kur arrin të ndërtojë thënie të plota (fjalë të urta, gjëza, lojëra fjalësh) dhe tekste të plota (mite, legjenda, përralla, fabula, vargje e këngë, inskenime). Lëvrimi i një gjuhe letrare bëhet në tekste, rrjedhimisht, hap pas hapi janë përpunuar edhe modelet e teksteve, edhe burimet, mënyrat e mjetet tekstformuese të shqipes. Meqë vepra e Gj. Buzukut njihet deri më sot si i pari libër shqip,1 asaj i janë kushtuar shumë shkrime e punime të ndryshme, mirëpo përgjithësisht nuk e kanë shqyrtuar nga kjo pikëpamje, domethënë çfarë tipi teksti është ose çfarë lloje tekstesh përmban. Copat biblike dhe të shërbesave të përkthyera ai i kishte të gatshme si nga ana e ndërtimit formal, ashtu edhe kuptimor. Prandaj do të formuloja një pyetje: a kishte ai përvojë jo thjesht në shkrimin e shqipes, por edhe në hartimin e teksteve shqip më përpara, apo të vetë Buzukut përpara veprës së tij?


Publisher:


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/2541/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:2541
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/2541/1/ALBANOLOGJIA%202026-330-336.pdf
Identifier: LLOSHI, Xhevat (2026) HAPJA E SHQIPËS SË SHKRUAR NË HULLINË E LITERATURËS EUROPIANE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 13 (25-26). pp. 330-336.



TitleDateViews
HAPJA E SHQIPËS SË SHKRUAR NË HULLINË E LITERATURËS EUROPIANE2026116