Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: DISA VËREJTJE PËR PËRSHTATJEN E O.GRILLOS „HISTORI E SKENDËRBEUT“


Author: KALLDERMXHI, Nikoleta



Abstract: Mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët janë modelet e të rriturve. Nëse në botën e modës modeli është masa e vogël e veshjes së nënës, në letërsi është përshatja më e bukur. Arti dhe teknikat gjuhësore që sigurojnë vazhdimësinë e mendimeve dhe të ngjarjeve në përshtatje janë objekt i këtij mëtimi. Duke e krahasuar me kallëzimin e N. Frashërit kemi vëmê në dukje mënyrën e interpretimit të dhënave leksikore dhe lidhjeve të brendshme të kategorive semantike që sigurojnë këto lidhje, si një mundësi e mirë për të treguar edhe vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare nëpërmjet gjuhës. Rrëfimi dituror i O. Grillos na mundëson shpjegime që japin parafrazime të nocioneve apo përmbledhjen e sekuencave kohore të fragmenteve, zbërthimit të strukturave sintaksore popullore. Si pjesë e rëndësishme e ruajtjes së planit gramatikor kemi servirë më tepër se 15 njësi (fjalë, togfjalësha të qëndrueshëm dhe frazeologjikë) bashkë me ilustrimet e tyre për lexuesit entuziastë të shqipes. Shpjegimet janë bërë në bashkëvajtje edhe me semantikën e tyre te vepra e N. Frashërit “Histori e Skëndërbeut”, duke i sjellë në një kontekst bashkëkohor, në përputhje me veçori psikologjike të moshës dhe vlerat etike. Duke njohur vlerat didaktike dhe etike të N. Frashërit themi se tabloja ekzistuese i shtohet edhe kompetencës qytetare e etike të kësaj grupmoshe. Metodologjia e ndjekur është ajo e qëmtimit të tekstit për të vënë në dukje mënyrat e parafrazimit, hiperoniminë , hiponiminë. Punimi argumenton nevojën e shkrimit dhe mësimit të shqipes me nivele, duke i shërbyer kështu te vegjëlve, por edhe më tej.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1347/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1347
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1347/1/FILOLOGJIA%2020-21%202023-173-180.pdf
Identifier: KALLDERMXHI, Nikoleta (2023) DISA VËREJTJE PËR PËRSHTATJEN E O.GRILLOS „HISTORI E SKENDËRBEUT“. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 172-179. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
DISA VËREJTJE PËR PËRSHTATJEN E O.GRILLOS „HISTORI E SKENDËRBEUT“2023910