Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: DUKURITË GJUHËSORE QË I KRIJOI INTERNETI DHE RRJETET SOCIALE


Author: HAJDARI-QAMILI, Ajten
Author: ISMANI, Vildane



Abstract: Jetojmë në një epokë digjitale ku secili njeri është i varur nga interneti dhe rrjetet sociale. Duke qenë vazhdimisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë e të përditshëm me gjuhën e shkruar nëpër rrjetet sociale dhe uebfaqe të ndryshme, është i pashmangshëm ndikimi i saj në gjuhën tonë të folur dhe të shkruar. Nga shumë analiza dhe hulumtime që janë bërë lidhur me ndikimin e internetit në shumë gjuhë botërore, janë vënë në pah dukuri të ndryshme gjuhësore. Disa nga dukuritë janë të përgjithshme dhe kanë depërtuar pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, kurse disa janë të veçanta për gjuhë të veçanta. Natyrisht, se edhe në gjuhën shqipe janë krijuar disa dukuri tipike nga interneti, duke filluar nga ato të përgjithshmet, si: shkurtesat FLM, KLM, vër8, t h z, fmljn (= familjen - të shkruarit pa zanore) etj.; anglicizmat (qofshin shkurtesa, fjalë apo fjali të tëra); pastaj: mospërdorimi i [ë]-së dhe [ç]-së, gërshetimi i të folmeve dialektore brenda të njëjtit tekst ose përdorimi i veçorive dalluese dialektore gege nga toskët dhe anasjelltas; krijimi i zhargonit të internetit e shumë dukuri të tjera. Të gjitha këto dukuri do të trajtohen në këtë kumtesë, duke i klasifikuar në grupe, duke u përpjekur të gjejmë shkaqet pse janë paraqitur këto dukuri dhe evoluimin e tyre. Në fund do të japim vlerësimin tonë se a janë këto dukuri të dëmshme apo të dobishme për shqipen, ku na çon kjo “rrugë” që kemi nisur dhe çfarë masash duhet të ndërmarrim që të shmangim dukuritë negative.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1328/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1328
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1328/1/FILOLOGJIA%2020-21%202023-27-33.pdf
Identifier: HAJDARI-QAMILI, Ajten and ISMANI, Vildane (2023) DUKURITË GJUHËSORE QË I KRIJOI INTERNETI DHE RRJETET SOCIALE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 26-32. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
DUKURITË GJUHËSORE QË I KRIJOI INTERNETI DHE RRJETET SOCIALE20231058