Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PN Literature (General)


Year: 2021


Type: Book
Type: NonPeerReviewed



Title: Fillet dhe zhvillimet e postmodernes


Author: Rexhepi, Arsim



Abstract: Çështjet e përkufizimit të postmodernes janë treguar shumë të ndërlikuara. Vetë nocioni‚ postmodern’ është shumë problematik. Aq më e ndërlikuar bëhet kjo, kur vështrohet gjithë nduarnduarshmëria e teorive, pikëshikimeve dhe botëkuptimeve rreth postmodernes. Sot është pothuajse gati e pamundur të tejshikohet mjegullnaja e krijuar rreth kësaj problematike: teori nga të gjitha anët e botës, nga të gjitha rrethet kulturore, kanë vërshuar këtë fushë dhe, nga numri i madh i tyre, është e pamundur për t’i identifikuar të gjitha. Ky punim si kryemotiv ka ballafaqimin kontekstual e krahasimtar me poetikën e postmodernes. Llozi i tij qëndron në analizën që do t’u bëhet veprave të shkrimtarit hebre Konstantin Vaginov dhe austriakut Christoph Ransmayr, dhe në vështrimet më të shkurtra mbi veprat e‚ klasikëve’ të letërsisë bashkëkohore. Po ashtu bosht paralel në këtë punim paraqet edhe një vështrim rreth teorive dhe pikëpamjeve më të rëndësishme mbi postmodernen, të cilat janë etabluar në rrafshin studimor letrar-filozofik. Në veçanti, këtu do të bëhet fjalë edhe për trajtimin e mitit në letërsinë postmoderne. Më shumë: sa shërben mitologjia për të projektuar idetë letrare postmoderne, e, sidomos, strategjitë e autorefleksionit. Rekursi te motivet mitike, e dimë, ka qenë vazhdimisht një minierë e pashtershme në të cilën letërsia botërore e të gjitha periudhave ka (ri)gjetur lëndë të mjaftueshme për t’u krijuar. Edhe letërsia postmoderne është shërbyer dhe vazhdon të shërbehet me resurset mitologjike. Këtu do të fokusohemi me kujdes në analizimin e shfrytëzimit të mitit nga këta dy autorë. Ngaqë kemi të bëjmë me dy vepra letrare nga rrethi kulturor evropian, është e natyrshme, të marrim për bazë paradigmatike mitologjinë (e ashtuquajtur) greke e romake. Të dy romanet e vëna nën llupën e këtij punimi, Kozlinaja pesn’ (Vaginov) dhe Die letzte Welt (Ransmayr) janë dy shembuj të veçantë të letërsisë së shekullit të kaluar. Teksti i Vaginov-it është shkruar në Shën Petersburg, në kohën e krijimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa ai i Ransmayr-it, në Austri, në vitet e 80-ta, në fund të Luftës së Ftohtë dhe periudhën e idesë së globalizimit. Pikënisja e kapitullit të parë është gjendja në rrafshin shkencor të përbotshëm e studimeve shkencore në lëmin e letërsisë (dhe filozofisë) postmoderne, para së gjithash e përkufizimit të saj. Me këtë rast do të paraqiten pozicionet e ndryshme nga teoria e postmodernes, si dhe strategjitë, ideologjitë dhe botëkuptimet rreth kësaj problematike, që vijnë nga rrethe të ndryshme kulturore dhe shkencore të botës. Duke u kthyer vazhdimisht te konteksti kohor, historik, i këtyre veprave, në fund të këtij punimi, do të hidhet një vështrim rreth asaj, se sa është e aftë dhe sa potencial ka postmodernia për të projektuar letrarisht dhe politikisht kritikat ndaj realitetit ekzistues faktik. Synim i këtij punimi është po ashtu, argumentimi i potencialit kritik të postmodernes ndaj defekteve të shoqërisë njerëzore, respektivisht i çështjes se sa ka mundësi që pikërisht një letërsi autorefleksive e krijuar mbi lëndën mitike mund të aktualizojë idenë për kritikë. Tutje: sa mund shkrimi letrar që, duke u ballafaquar me thelbin estetik dhe autorefleksionin, të insistojë në një botë më të mirë, më të drejtë. Përkthimet e teksteve të cituara nga gjuhët gjermane, angleze, ruse dhe kroate janë të miat.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1144/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1144
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1144/1/Arsim%20Rexhepi%20-%20Fillet%20dhe%20zhvillimet%20e%20postmodernes%20-%20B5.pdf
Identifier: Rexhepi, Arsim (2021) Fillet dhe zhvillimet e postmodernes. University of Tetova, Tetova, North Macedonia. ISBN 978-608-217-095-4



TitleDateViews
Fillet dhe zhvillimet e postmodernes202176