Home | Repositories | Statistics | About



Subject: AZ History of Scholarship The Humanities
Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2022


Type: Article
Type: PeerReviewed



Title: THE DEVELOPMENT OF EDUCATION PROCESS OF ALBANIANS IN THE PEOPLE’S REPUBLIC OF MACEDONIA IN THE 50S OF XX CENTURY


Author: Memeti, Sokol



Abstract: Arsimi gjatë viteve të ’50-ta te shqiptarët e RP të Maqedonisë u përball me represione të ndryshme, siç ishin: arrestimi dhe diferencimi i një numri të madh mësimdhënësish, (si gjatë këtyre viteve, por edhe më herët gjatë viteve të ’40-ta), procesi i shpërnguljes së një numri të madh nxënësish dhe mësuesish (që zvogëloi dukshëm numrin e nxënësve), mungesa e kuadrit cilësor arsimor, pajisja e papërshtatshme me libra shkollorë, si dhe objektet e pamjaftueshme shkollore. Që të ndërtonte një sistem arsimor sipas dëshirës së tij te shqiptarët, pushteti maqedonas në Plenumin e Tretë të KQ të PKM-së, i cili zhvilloi punimet më 5 janar 1950, pati diskutuar përvojën e huazuar për punën me shqiptarët e Kosovës dhe zbatimin e saj në RP të Maqedonisë si dhe si detyrë kryesore ishte vendosur thellimi edhe më tej i punës ideore-politike dhe kulturore-arsimore te shqiptarët e RP të Maqedonisë. Falë vendimeve që ishin marrë në Plenum, ishte zgjeruar puna për zhvillimin kulturor-arsimor të shqiptarëve, sidomos masa më të ashpra ishin marrë për zhdukjen e analfabetizmit te gratë shqiptare. PKM-ja dhe PKS-ja ishin pajtuar që për luftë më të ashpër kundër analfabetizmit te shqiptarët e RP të Maqedonisë, të dërgoheshin në vitin 1950, me urdhër të Komitetit Qarkor të PKS-së, dy pedagogë me përvojë; për gjimnazin shqiptar dhe për shkollën për mësues në Tetovë.238 Falë këtyre vendimeve, deri në vitin 1952, nga gjithsej 77.267 analfabetë shqiptarë të moshës 10 deri në 45 vjeçare, u aftësuan gjithsej 56.763 vetë ndërsa, për t’u aftësuar ngelën 20.504, shumica e tyre gra. Në rrethin e Strugës kishin ngelur 101 analfabetë shqiptarë deri në moshën 45 vjeçare. Në Kumanovë, në vitin 1952, ishin përfshirë 2.047 gra kurse në Gostivar po këtë vit kursin analfabetik e kishin vijuar 184 burra dhe 1.555 gra, gjithsej 1.739 vetë.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/927/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:927
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/927/1/ALBANOLOGJIA%2017-18%20-%202022-234-241.pdf
Identifier: Memeti, Sokol (2022) THE DEVELOPMENT OF EDUCATION PROCESS OF ALBANIANS IN THE PEOPLE’S REPUBLIC OF MACEDONIA IN THE 50S OF XX CENTURY. International Journal of Albanology, 9 (17-18). pp. 234-241. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
THE DEVELOPMENT OF EDUCATION PROCESS OF ALBANIANS IN THE PEOPLE’S REPUBLIC OF MACEDONIA IN THE 50S OF XX CENTURY202229