Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PN Literature (General)


Year: 2021


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: FUNCTIONS OF FLORA IN SOME CHILDREN’S LITERARY CREATIONS BY REXHEP HOXHA


Author: Rushidi-Rexhepi, Jehona



Abstract: Përveç lidhjeve të tjera që vendos një vepër letrare, një dukuri e shpeshtë por jo e studiuar aq sa duhet është raporti mes letërsisë dhe etnobotanikës. Në letërsinë shqiptare shembuj të krijmeve letrare ku vërehet pjesëmarrja e florës, janë të dukshëm sidomos në letërsinë për fëmijë. Kjo e fundit, si letërsi e shkruar për lexuesin fëmijë, kemi parasysh se u nënshtrohet disa kritereve dhe kërkesave pedagogjike. Një karakteristikë e këtillë është prania e informacionit shkencor, parimit të vërtetësisë dhe të ngjashme. Ky punim paraqet një marrëdhënie unike simbiotike mes letërsisë dhe etnobotanikës. Shembujt në këtë punim janë tërhequr kryesisht nga një përzgjedhje e dy librave nga Rexhep Hoxha (1929-2019) për të sugjeruar që pjesa e funksioneve të florës (veçanërisht etnotaksonomia) në letërsinë për fëmijë mund të shihet në pozitë aktive (dinamike) dhe pasive (statike). Është vënë re se shumica e shembujve statikë të bimëve janë të lidhur me shkurre dhe barishte (Juniperus communis, Primula veris, etj), ndërsa shembujt dinamikë janë të lidhur me drunj (Quercus sp., Betula pendula, Fraxinus sp, etj) dhe peisazhe (rurale, kulturore dhe bujqësore). Këto të fundit tregohen si aktive sepse marrin pjesë në vetë veprimin, duke ndihmuar protagonistët në veprimet e tyre, në mënyra të ndryshme.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/817/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:817
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/817/1/ALBANOLOGJIA%2015-16%20-FINAL-100-104.pdf
Identifier: Rushidi-Rexhepi, Jehona (2021) FUNCTIONS OF FLORA IN SOME CHILDREN’S LITERARY CREATIONS BY REXHEP HOXHA. International Journal of Albanology, 8 (15-16). pp. 100-104. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
FUNCTIONS OF FLORA IN SOME CHILDREN’S LITERARY CREATIONS BY REXHEP HOXHA202129