Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PN Literature (General)


Year: 2021


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË KËNDVËSHTRIMIN SOCIOLINGUISTIKË


Author: Dulaj, Fridrik



Abstract: Sociolinguistika si disiplinë në gjuhësinë shqiptare po mbush dy dekada jetë hulumtimi dhe shqyrtimi. Tashmë rezultatet e këtyre hulumtimeve i gjejmë të publikuara në monografi e revista të ndryshme shkencore. Punimi ynë ka për qëllim të sjellë disa të dhëna të hershme të elementeve sociolinguistike në shoqërinë shqiptare para se të definohej vetë përkufizimi i saj si disiplinë gjuhësore. Për të realizuar këtë punim, jemi nisur nga teoria sociolinguistike e themeluesit të saj Joshua Fishman, i cili mendonte se hulumtimi sociolinguistik duhet të ndërtohet mbi këto kërkesa: kush, me kë, kur dhe ku, përse a për çfarë, si flet? Se elementi gjuhësor dhe grupi shoqëror në shoqërinë shqiptare paraqesin larmi ndërshtresore të gjuhës shqipe të kujtojmë punimin e Eqrem Çabejt për të folurit të grarisht, ose punimin e Qemal Haxhihasani për të folmet shoqërore. Sociolinguistika shqiptare mori drejtim dhe u konkretizua mirëfilli si disiplinë gjuhësore me hulumtimet dhe shqyrtimet sociolinguistike të akademik Gjovalin Shkurtajt gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Duke kundruar mbi dialektet dhe të folmet e shqipes, në rrjedhën e ligjërimeve popullore mund të gjinden rrënjët e sociolinguistikës shqiptare. Në traditën shqiptare elementet e grupeve shoqërore dhe grupeve gjuhësore kanë diferencuar njëri-tjetrin në ligjërim, duke përdorur variacione sipas rrethanave shoqërore, emocionale dhe politiko-ekonomike. Të kujtojmë kujdesin dhe leksikun e zgjedhur në odat e burrave. Rendin e ligjërimit në rrethana të ndryshme të jetës shoqërore.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/814/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:814
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/814/1/ALBANOLOGJIA%2015-16%20-FINAL-75-83.pdf
Identifier: Dulaj, Fridrik (2021) ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË KËNDVËSHTRIMIN SOCIOLINGUISTIKË. International Journal of Albanology, 8 (15-16). pp. 75-83. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË KËNDVËSHTRIMIN SOCIOLINGUISTIKË202133