Home | Repositories | Statistics | About



Subject: N Visual arts (General) For photography, see TR
Subject: NX Arts in general


Year: 2021


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: MARRËDHËNIET MES ARTIT TEATRAL-DRAMËS DHE FILMIT


Author: Salihu, Ajmon



Abstract: Drama si art që daton që nga koha parahistorike u zhvillua bashkë me kulturën dhe nevojat e popullit për argëtim, ndërsa filmi si art i shek. XX. në fillet e tij konsiderohej si dramë e fotografuar. Drama dhe filmi përgjatë zhvillimit të tyre kanë pasur një marrëdhënie të ndërsjellë dhe komplekse. Filmi në fillet e tij u distancua nga letërsia, duke u mbështetur fort në mikrofizionomi dhe mikrodinamikë. Kineastët e atëhershëm kërkonin një stil të kulluar të artit filmik. Por përgjatë zhvillimit, ai mbërtheu në vete pothuajse të gjitha artet tjera, përfshirë edhe letërsinë. Me zbulimin e teknikave të reja dhe teknologjisë, arti filmik u zhvillua hovshëm, duke absorbuar kështu interesin e audiencës. Megjithatë drama ka qenë dhe vazhdon të jetë art i preferuar i shumë regjisorëve, skenaristëve dhe dramaturgëve. Jam rrekur të bëj ketë hulumtim për të gjetur nëse zhvillimi i filmit po zbeh vlerat e dramës e rrjedhimisht dhe interesimin e audiencës. Gjatë këtij studimi kam arritur në përfundim se drama dhe filmi si dy arte të ndryshme, në esencë vazhdojnë të kenë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Duke qenë se teatri kryen funksione të veçanta ia doli të ruante forcën e tij. Por sot teatrit me shumë se kurrë i duhen rregulla të reja. Duke u përkushtuar për një dramaturgji me e fuqishme, konflikte të thella, si dhe duke shfaqur problemet thelbësore të qenies njerëzore, do të jenë me afër me audiencën e cila nuk do ta braktisë asnjëherë.


Publisher: Faculty of Philology - University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/747/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:747
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/747/1/1%20-%209%20-%2019.pdf
Identifier: Salihu, Ajmon (2021) MARRËDHËNIET MES ARTIT TEATRAL-DRAMËS DHE FILMIT. International Journal of Human Sciences, 9 (15-16). ISSN 2671-3012



TitleDateViews
MARRËDHËNIET MES ARTIT TEATRAL-DRAMËS DHE FILMIT202133