Home | Repositories | Statistics | About



Subject: P Philology. Linguistics
Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Subject: PN Literature (General)


Year: 2020


Type: Article
Type: PeerReviewed



Title: SI E FLASIM DHE SI E SHKRUAJMË SHQIPEN SOT?!


Author: DURMISHI, Izmit



Abstract: Të shkruash e të flasësh me kujdes gjuhën amtare do të thotë të japësh ndihmesë në thesarin kulturor mbarëkombëtar. Kjo është ndër detyrat tona më fisnike dhe të domosdoshme që duhet ushtruar pa ndalur. Zotërimi i shqipes së normëzuar është proces që kërkon mund dhe angazhim të pandërprerë, pasi gjuha është materie e gjallë që ndryshon, zhvillohet e pasurohet. Në këtë pikëpamje, duhet pasur kujdes sidomos në përdorimin e trajtave normative të shqipes nëpër të gjitha rrafshet gjuhësore. Punimi që po shtjellojmë, në radhë të parë, synon të nxjerrë në pah gjuhën e folur dhe të shkruar në përditshmërinë tonë, gjegjësisht shmangiet më të shpeshta që po i bëhen standardit të shqipes nëpër rrafshet gjuhësore në formën e folur dhe të shkruar. Shkolla, mediat e shkruara dhe ato elektronike si dhe institucionet tjera publike, kanë ndikim të madh në masë, prandaj përfaqësuesit e tyre domosdoshmërisht duhet të bëjnë përpjekje që ta zotërojnë shqipen letrare - standarde në një shkallë të lartë. Përpos lëshimeve në formën e folur, mjaft të mëdha janë edhe shmangiet që po i bëhen standardit edhe në të shkruar. Po t’u hedhim sy faqeve të gazetave e revistave të ndryshme, do të takojmë gabime gramatikore e drejtshkrimore nga më të ndryshmet. Në këtë pikëpamje, kërkesat për një përmirësim të dukshëm të standardit, për një gjuhë të pasur e të pastër të gazetave e revistave, kanë qenë dhe do të mbeten ndër temat më me interes, jo vetëm për studiuesit e gjuhës, por edhe për lexuesit e zakonshëm. Fjalë kyçe: rrafshe gjuhësore, shmangie, standardi, gazetë, revistë.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/530/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:530
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/530/1/10.pdf
Identifier: DURMISHI, Izmit (2020) SI E FLASIM DHE SI E SHKRUAJMË SHQIPEN SOT?! ALBANOLOGJIA, 7 (13-14). pp. 76-85. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
SI E FLASIM DHE SI E SHKRUAJMË SHQIPEN SOT?!202025