Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PN Literature (General)


Year: 2018


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: LETËRSIA EVROPIANE DHE LETËRSIA SHQIPE – ANALIZË KRAHASIMTARE


Author: TOTAJ, Gjylë



Abstract: Sa i përket letërsisë krahasimtare janë një varg interpretimesh dhe mendimesh nga studiues të ndryshëm, të cilët kanë qasje dhe opinione të ndryshme. Të gjithë e vlerësojnë se të krahasuarit është element kyç i vlerësimit të veprave letrare, por edhe në cilëndo disiplinë shkencore. Në tërësinë e opusit të tij filozofi amerikan Charles Sandres Peirce thotë se, për një vepër a për një ngjarje nuk mund të themi asgjë të argumentuar në qoftë se atë vepër nuk mund ta krahasojmë me diç. Por, brenda punimit, provojmë edhe të ofrojmë shembuj të krahasimeve të veprave të letërsisë konkretisht të dy teksteve poetike, njëra e Xh. Rumit dhe tjetra e N. Frashërit, të cilat reflektojmë relacionet komunikuese ndërmjet tyre. Madje, te të dy krijuesit subjekti lirik ngritet mbi një personifikim i cili fund e krye i përshkon të dy poezitë edhe pse Naimin dhe Rumin i ndan jo vetëm koha, por edhe hapësira. Pra, e gjithë situata e dhënë te njëri apo tjetri autor të bën të kuptosh shumë lidhur me idetë e tyre krijuese, por edhe të lënë hapur idenë se mund të thuhet akoma më shumë. Po kështu, të befason fakti se problemi artistik shfaq dashuri e ideologji që të lënë hapur mendimin e idesë rrëfyese të tyre.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova, Republic of North Macedonia


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/49/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:49
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/49/1/8.pdf
Identifier: TOTAJ, Gjylë (2018) LETËRSIA EVROPIANE DHE LETËRSIA SHQIPE – ANALIZË KRAHASIMTARE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 6 (9-10). pp. 70-75. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
LETËRSIA EVROPIANE DHE LETËRSIA SHQIPE – ANALIZË KRAHASIMTARE201831