Home | Repositories | Statistics | About



Subject: P Philology. Linguistics


Year: 2019


Type: Article
Type: PeerReviewed



Title: NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT


Author: Rrokaj, Shezai



Abstract: Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shkodrës dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Në dy ngjarjet e para politika gjuhësore ishte sporadike dhe mbështetej kryesisht nga dashuria, vullneti dhe përkushtimi atdhetar i shoqërive patriotike e kulturore si dhe personaliteteve të kohës për një gjuhë të njësuar alfabetikisht dhe një proces arsimimi e kulturimi që do të ngrinte më lart vetëdijen kombëtare të pavarësimit. Kurse në dy ngarjet e fundit politika gjuhësore mori përmasa shtetformuese. Komisia e realizoi nëpërmjet një sinergjie të Komandës Austriake me personalitetet diturore shqiptare të kohës, kurse Kongresi i Drejtshkrimit e realizoi në kushtet e Shqipërisë politike dhe të vullnetit patriotik kombëtar të trojeve integrale kombetare e me gjerë.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/308/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:308
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/308/1/10.pdf
Identifier: Rrokaj, Shezai (2019) NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 60-65. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT201925