Home | Repositories | Statistics | About



Subject: P Philology. Linguistics


Year: 2019


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES


Author: SHABANI, Emine



Abstract: Pa dyshim se burimi i të gjitha informatave mbi jetën dhe bëmat e Skënderbeut është vepra e Barletit “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princit epirotas”. Shekulli XV ishte paralajmërues i shumë ndryshimeve historike dhe politike në hartën evropiane dhe ballkanike. Perandoria osmane e fuqizuar tashmë, kishte kohë që po përgatitej për ndërhyrje ambicioze ushtarake në tokat shqiptare, me theks të veçantë bregdetin e Shqipërisë, prej ku synonte të dilte në Romë. Këto ndërhyrje sollën ndryshime të dhimbshme për popullin e Arbrit në mesjetë. Marrja peng e djemve të Gjon Kastriotit ishte kthesa e fuqishme e fatit të Arbërisë drejt një rruge të kalvarit pesëshekullor deri në Pavarësi. Vepra e Marin Barletit reflekton ankthin, shpresën, krenarinë dhe pritjet e shqiptarëve dhe të tjerëve, për figurën e Skënderbeut si shpëtimtar. Historia e Skënderbeut, nga Barleti krijon përgjigje të thella universale ndaj veprës së tij, e vështruar nga aspekti antropologjik, kulturor dhe kombëtar, ai zbulon shqetësimet e zakonshme njerëzore e kombëtare, për mbrojtjen e tokës, gjuhës, kulturës dhe qenies shqiptare dhe jo vetëm. Libri pasqyron përvojën e jetës, vdekjes, rilindjes dhe triumfit të shpirtit shqiptar mbi ekspansionin turk në tokat arbërore. Skënderbeu është imazhi arketipor i gjithë shqiptarëve në vetëdijen turke dhe të tjerëve. Marrja peng e djemve, është gjithashtu ngjarje arketipore e të gjitha kohërave. Vepra e Barletit është burimi i vetëm i një historie rrënqethëse dhe krenare, e cila do të shpërndajë rrezet e një të vërtete historike dhe artistike për veprat e shumë autorëve shqiptarë dhe të huaj mbi bëmat e Skënderbeut. Ajo do t’i bashkojë rrëfimet e një kulture, me një tjetër dhe rrëfimet e një shkrimtari me një tjetër, duke u mbështetur në faktet historike dhe reale të veprës së Barletit. Duke filluar nga Frang Bardhi, Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Fan Noli, e deri te Henry Longfellow, e Përliçevi, Ivan Kukuljeviç Sakcinski, Ivan Gunduliç, madje edhe Vivaldi e Francouer, me operën për Skënderbeun. Ai do të bëhet frymëzim edhe për piktorët, skulptorët, muzikantët, shkrimtarët e klerikët si Giammaria Biemmi, Papa Piu, historianët, poetët e filozofët Ludvig Holberg, Sir William Temple, i përfshirë si personazh hero në përmbledhjen me përralla të Giambatista Basile, shkrimtarit italian të shek XVII, Camille Paganell, etj. I krahasuar me shtatë njerëzit më të rëndësishëm por pa kurorë mbretërore, në kohëra të ndryshme të historisë, si: Belisarius, Flavius Aetius, John Hunyadi, Gonzalo Fernández de Córdoba, Alexander Farnese dhe William-i i Qetë.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/301/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:301
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/301/1/3.pdf
Identifier: SHABANI, Emine (2019) FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 20-25. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES201938