Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PN Literature (General)


Year: 2018


Type: Article
Type: PeerReviewed



Title: STUDIMET E VACLLAV CIMOHOVSKIT PËR GJUHËN SHQIPE


Author: Agushi, Sadat



Abstract: Ky punim trajton veprimtarinë shkencore të albanologut polak Vacllav Cimohovski (Waclaw Cimochowski), i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për albanologjinë. Studimi i tij për të folmen e Dushmanit (një hapësirë e izoluar malore në Shkodër) ishte pritur mirë në fushën e gjuhësisë sidomos në atë të dialektologjisë. Autori, pas hulumimit nëpër terren kishte arritur t’i nxjerrë e t’i shënojë karakteristikat gjuhësore duke dhënë një përshkrim tërësor e të hollësishëm të një të folmeje të veriut. Ai ka bërë studime në fusha të ndryshme të shqipes, kryesisht nga fonetika dhe gramatika historike, është marrë me historinë e sandhit në shqipen, gjegjësisht mbi zhvillimin e bashkëtingëlloreve indoevropiane g(h) dhe d(h) etj. Me argumentet e tij shkencore, vërtetoi se gjuha shqipe është mjaft e vjetër dhe e trashëguar nga ilirishtja. Ai nuk ka shkruar aq shumë për shqipen, por studimet e tij kanë zgjuar një interesim në fushën e albanologjisë


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/244/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:244
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/244/1/13.pdf
Identifier: Agushi, Sadat (2018) STUDIMET E VACLLAV CIMOHOVSKIT PËR GJUHËN SHQIPE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 5 (9-10). pp. 91-94. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
STUDIMET E VACLLAV CIMOHOVSKIT PËR GJUHËN SHQIPE201823