Home | Repositories | Statistics | About



Subject: AI Indexes (General)


Year: 2018


Type: Article
Type: PeerReviewed



Title: KONTRIBUTI I HULUMTUESVE TË HUAJ PËR QYTETIN ANTIK TË ULPIANËS


Author: Buqinca, Arianit
Author: Hoxha, Zana



Abstract: Qyteti antik Ulpiana (Justiniana secunda) që mendohet të jetë themeluar nga fillimi i shekullit të I-rë nga perandori Trajan ose nga fillimi i shekullit të II-të nga perandori Hadrian, lokalizohet dhe hulumtohet për herë të parë gjatë viteve 1954-1959 nga arkeologu Emil Çershkov. Lokaliteti arkeologjik i Ulpianës është ndër qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajon, gjendet pranë minierave antike të Shashkocit dhe ka pozitë gjeostrategjike në udhëkryq të rrugëve Via Lissus- Naissus dhe Via Naissus-Ulpiana- Scupi-Thessaloniki. Në këtë punim do të shtjellohen rezultatet e hulumtimeve në fushën e historisë dhe arkeologjisë nga studiues vendor dhe të huaj. Fillimisht do të trajtohen informacionet e para për lokalizimin e rrënojave të qytetit, duke vijuar me rezultatet e para të hulumtimeve në terren, si dhe konkluzionet e hulumtuesve për datimin e shtresave kulturore të cilat do të reflektonin në ecurinë e hulumtimeve të mëtutjeshme. Interesimi ynë nxitet nga rezultatet e vëzhgimeve në terren si dhe hulumtimeve arkeologjike dhe gjeofizike pas vitit 1999 ku institucione me renome botërore nga Evropa kanë dhanë një kontribut të çmueshëm. Do të paraqiten rezultatet e këtyre projekteve dhe ndikimi që kanë pasur.


Publisher: University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/205/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:205
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/205/1/29.pdf
Identifier: Buqinca, Arianit and Hoxha, Zana (2018) KONTRIBUTI I HULUMTUESVE TË HUAJ PËR QYTETIN ANTIK TË ULPIANËS. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 5 (9-10). pp. 183-187. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
KONTRIBUTI I HULUMTUESVE TË HUAJ PËR QYTETIN ANTIK TË ULPIANËS201831