Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: „MAJAT ME STUHI“ – EMILI BRONTË RRËFIMTARËT EFIKAS TË NGJARJEVE TRAGJIKE


Author: IBRAIMI-MEMETI, Suzana



Abstract: Edhe pse shume kritik janë përpjekur të vërtetojnë se ka vetëm një Brontë dhe ajo është Emili Brontë, e cila ishte gjeni në mes të dy motrave të tjera, shumë lexues janë të mendimit se të trija motrat, Emily,Charlotte, dhe Anne kanë shkruar romane të llojit të njëjtë të cilët kanë pasur sukses të ndryshëm. Ky supozim është i natyrshëm dhe i arsyeshëm, sepse jeta u dhuroi atyre prirje të njëjtë për të shkruar, ndërsa ato si motra ishin të lidhura shumë me njëra tjetrën në shtëpi dhe në familje. Për studentin dhe kritikun, rasti i këtyre tre motrave është sfidues, sepse jeta rrallë herë u dhuron prirje të njëjtë të trijave të cilat ishin të një gjaku dhe të një brezi, dhe të cilat kanë shkruar romane me formë të njëjtë, por duke u mbështetur në tre përvoja të ndryshme (Long, 514-515). Romani “Majat me stuhi” është njëkohësisht një lloj tragjedie në kuadrin e realizmit, një vepër e cila nëpërmjet personazheve të paraqitur në mënyrë konkrete dhe bindëse të një vendi e kohe, flet për temën mbarënjerëzore dhe të përjetshme: për konfliktin e energjisë së lirë të qenies njerëzore me konvencionet e kodekset dhe interesat materiale të cilat e pengojnë. Kompozicioni i këtij romani është veçoria e tij më e mirë artistike. Për të shkruar romanin Emili niset nga fundi i ngjarjeve. Duke u kthyer pas, ajo i shpalos ngjarjet paraprakisht përmes rrëfimit të dëshmitarëve e pastaj edhe nëpërmjet narratorit. Kështu, asnjëri nga rrëfimtarët nuk është mjet i teknikës së romanit, por të japin përshtypjen se janë njerëz të gjallë me cilësi dhe karakter të ndryshëm.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1354/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1354
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1354/1/FILOLOGJIA%2020-21%202023-224-227.pdf
Identifier: IBRAIMI-MEMETI, Suzana (2023) „MAJAT ME STUHI“ – EMILI BRONTË RRËFIMTARËT EFIKAS TË NGJARJEVE TRAGJIKE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 223-226. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
„MAJAT ME STUHI“ – EMILI BRONTË RRËFIMTARËT EFIKAS TË NGJARJEVE TRAGJIKE202331