Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: KONEKTORËT KUNDËRSHTORË NË GJUHËN SHQIPE DHE BARASVLERËSIT E TYRE NË GJUHËN FRËNGE


Author: AJDINI-MURTEZI, Shejnaze
Author: SALIU, Dëfrim



Abstract: Dihet mirëfilli se konektorët, në përgjithësi janë elemente gjuhësore të qenësishme në ndërtimin e kuptimit tekstual, sepse funksioni i tyre qëndron në vendosjen e marrëdhënieve semantiko-pragmatike të cilat duhet të merren parasysh për të lexuar një tekst. Këto njësi leksikore janë njëkohësisht elemente shumëfunksionale të cilat përbëjnë një objekt interesi si për gjuhësinë kontrastive ashtu edhe për gjuhësinë diakronike, leksikografinë, përkthimin dhe përvetësimin e gjuhëve. Ky studim ka për qëllim trajtimin, gjegjësisht përshkrimin e përdorimit dhe funksionit të tre konektorëve kundërshtorë në gjuhën shqipe dhe barasvlerësve të tyre në gjuhën frënge. Analiza e konektorëve kundërshtorë, kuptimi i tyre, vendi i tyre në fjali, veçoritë e tyre në gjuhën shqipe dhe atë frënge, do të na mundësojnë t´i nxjerrim në pah realitetet kulturore dhe gjuhësore të folësve të të dy gjuhëve. Njëkohësisht, nëpërmjet studimit krahasues të përkthimit të këtyre konektorëve, do të vihet në pah edhe funksionimi i tyre nga një këndvështrim njëgjuhësor. Për të gjetur barasvlerësit frënge të konektorëve kundërshtorë të gjuhës shqipe, korpusin tonë e kemi formuar nga dy tekste burimore dhe përkthimet e tyre në gjuhët përkatëse: romanin e Luan Starovës, Koha e dhive dhe versionin e përkthyer në gjuhën frënge, Le temps des chèvres, si edhe romanin e Gustave Flaubert-it, Madame Bovary dhe versionin e përkthyer në gjuhën shqipe, Zonja Bovari.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1351/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1351
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1351/1/FILOLOGJIA%2020-21%202023-204-214.pdf
Identifier: AJDINI-MURTEZI, Shejnaze and SALIU, Dëfrim (2023) KONEKTORËT KUNDËRSHTORË NË GJUHËN SHQIPE DHE BARASVLERËSIT E TYRE NË GJUHËN FRËNGE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 203-213. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
KONEKTORËT KUNDËRSHTORË NË GJUHËN SHQIPE DHE BARASVLERËSIT E TYRE NË GJUHËN FRËNGE202326