Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: FUNKSIONI I CAKTUESORIT (DETERMINATIV) ME THEKS TË VEÇANTË TË NYJËS (ARTIKEL) NË GJUHËN GJERMANE DHE FORMAT EKUIVALENTE NË GJUHËN SHQIPE


Author: AJDARI, Muarem



Abstract: Përdorimi i nyjës (Artikel) në gjuhë të ndryshme ka një rëndësi tepër të madhe, veçanërisht gjatë mësimdhënies dhe studimit të një gjuhe të huaj. Përdorimi i saj, në veçanti në gjuhën gjermane paraqet një problematikë mjaft të madhe për të huajt që mësojnë apo studiojnë gjuhën gjermane, e që në mënyrë analoge shërben sistemi i gjuhës amtare. Nyja, në gramatika të gjuhëve të ndryshme, nuk trajtohet si pjesë e veçantë e ligjëratës apo të paktën ka tendencë që të mos trajtohet si e tillë. Ajo trajtohet si një satelit i emrit (Engel, 2009: 312) apo si një fjalë që qëndron para një emri e që përshtatet me emrin për nga gjinia, rasa dhe numri (Helbig & Buscha, 2013). Gjuha gjermane ka një sistem të paravendosjes së nyjave (të shquara der, das, die dhe të pashquara ein, ein, eine), ndërsa te gjuha shqipe ekzistojnë nyja të përparme i, e, të, së dhe të prapme ose mbaresa të emrave varësisht nga rasa e emrit. Objekt i këtij punimi është nyja, respektivisht nyja e shquarsisë dhe e pashquarsisë si caktuesor i emrit (Determinative). Në detaje do të trajtohet përdorimi i saj në gjuhën gjermane dhe format ekuivalente në gjuhën shqipe. Pjesët tjera të caktuesorëve mund të trajtohen vetëm sipas rrethanave të dhëna.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1345/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1345
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1345/1/FILOLOGJIA%2020-21%202023-157-164.pdf
Identifier: AJDARI, Muarem (2023) FUNKSIONI I CAKTUESORIT (DETERMINATIV) ME THEKS TË VEÇANTË TË NYJËS (ARTIKEL) NË GJUHËN GJERMANE DHE FORMAT EKUIVALENTE NË GJUHËN SHQIPE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 156-163. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
FUNKSIONI I CAKTUESORIT (DETERMINATIV) ME THEKS TË VEÇANTË TË NYJËS (ARTIKEL) NË GJUHËN GJERMANE DHE FORMAT EKUIVALENTE NË GJUHËN SHQIPE202325