Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: GJUHA STANDARDE SHQIPE DHE ZBATIMI I SAJ NË ADMINISTRATË


Author: DARDHISHTA, Hana



Abstract: Gjuha standarde shqipe është pasuri e mbarë kombit tonë, pavarësisht nga kufijtë shtetërorë. Sa i përket gjuhës standarde shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund të themi që edhe pse me vonesë, po përdoret në institucionet arsimore, në tekstet shkollore, në mjetet e informimit, në administratë shtetërore, në politikë, në kulturë etj. Siç dihet, gjuha shqipe tashmë funksionon si gjuhë standarde përbrenda kuadrove të ndryshme administrative dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo deri vonë përdorej vetëm nga bashkësia shqipfolëse këtu tek ne, por që nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe, zbatimi i saj ka dëshmuar se hasim në probleme të karakterit gjuhësor. Duke u nisur nga këto konstatime, njëkohësisht duke menduar që do të ishte temë me interes për gjuhën shqipe, vendosëm që studimi i kësaj trajtese të lidhet si fillim me përshkrimin e nivelit ekzistues të zbatimit të gjuhës dhe të normave të saj drejtshkrimore në institucionet e ndryshme të vendit. Për rëndësinë e përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe është folur në shumë mbledhje e diskutime, seminare e konferenca, gjithashtu janë botuar edhe shumë kumtesa në revista të ndryshme shkencore me shpresë për ndërgjegjësimin e institucioneve tona, por edhe të shoqërisë sonë. Që në fillim duhet të theksojmë se kjo kumtesë apo kjo temë është trajtuar me dëshirën jo për të kritikuar, por për të trajtuar si çështje dhe njëkohësisht për të paraqitur disa problematika lidhur me këtë çështje.


Publisher: Faculty of Philology, Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1337/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1337
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1337/1/FILOLOGJIA%2020-21%202023-90-95.pdf
Identifier: DARDHISHTA, Hana (2023) GJUHA STANDARDE SHQIPE DHE ZBATIMI I SAJ NË ADMINISTRATË. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 89-94. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
GJUHA STANDARDE SHQIPE DHE ZBATIMI I SAJ NË ADMINISTRATË202329