Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: HASAN KALESHI DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR ORIGJINËN E FJALËVE TURKE NË GJUHËT BALLKANIKE ME THEKS TË VEÇANTË NË GJUHËN SHQIPE


Author: Mala IMAMI, Naile
Author: HRKALOVIQ, Marija



Abstract: Duke depërtuar në Ballkan në fund të shek. XIV dhe në fillim të shekullit XV dhe duke i pushtuar vendet ballkanike njërën pas tjetrës me radhë, turqit e sollën me vete religjionin, rregullimin e ri shoqëror dhe shtetëror, institucionet e reja, kulturën e re orientale dhe, në fund një gjuhë të re. Jeta gati pesëqind vjeçare e disa popujve të Ballkanit nën Osmanët ka lënë gjurmë të dukshme në të gjitha aspektet materiale dhe shpirtërore të jetës së popujve ballkanikë. Mirëpo, ai ndikim nuk është i madh në asnjë fushë aq sa është ndikimi në gjuhë. Administrata e re me zyrtarë turq, me institucione të reja kulturore-arsimore dhe sociale, kontaktet e përhershme të popullsisë me pushtete, popullimi i disa viseve me turq dhe turqizimi i disa grupeve etnike, stacionimi i ushtrisë turke në qytete të mëdha dhe në kështjella, veprimtaria e përbashkët luftarake me turqit jo vetëm me myslimanë por edhe me disa kategori të tjera të të krishterëve, marrja e fesë islame dhe me të edhe e terminologjisë fetare, shkollimi në shkollat turke ku është mësuar gjuha arabe, persiane dhe turke, predikimi me një numër të madh fjalësh në këto gjuhë, ndikimi i çarshisë që ka marrë karakter oriental, zejet e reja të cilat i kanë sjellë turqit, dhe, me ta, terminologjia e tërësishme zejtare etj., kanë ndikuar që huazimet orientale, përkatësisht turqizmat që kanë hyrë në çdo gjuhë ballkanike të jenë me disa mijëra. Nga ky numër i madh vetëm një pjesë e vogël, kryesisht termat e qytetërimit, ka hyrë përmes gjuhëve evropiane, si p.sh., alkool, tarifa, avaria, admiral, almanak, zenit, azimut, kalif, kediv etj., kurse të tjerat, gjithsesi mbi 95 për qind, përmes gjuhës turke, pa e marrë parasysh faktin a bëhet fjalë për fjalë arabe, persiane ose fjalë të tjera orientale, por edhe një pjesë e atyre greke . (Kaleshi, 1970: 165).


Publisher: University of Tetova, Tetova,Republic of North Macedonia


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1257/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1257
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1257/1/ALBANOLOGJIA%2019-20%20-%2020.09.2023%20-366-381.pdf
Identifier: Mala IMAMI, Naile and HRKALOVIQ, Marija (2023) HASAN KALESHI DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR ORIGJINËN E FJALËVE TURKE NË GJUHËT BALLKANIKE ME THEKS TË VEÇANTË NË GJUHËN SHQIPE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 366-381. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
HASAN KALESHI DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR ORIGJINËN E FJALËVE TURKE NË GJUHËT BALLKANIKE ME THEKS TË VEÇANTË NË GJUHËN SHQIPE202327