Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: MBI DISA TERMA TË GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME NË RAPORT ME TË GJUHËSISË SHQIPTARE


Author: SHALA, Flamur



Abstract: Në këtë punim trajtohen disa terma që emërtojnë dukuri gjuhësore dhe interpretimet për to, të papërfshira në tekstet që trajtojnë dukuri gjuhësore për shqipen, pa u kufizuar brenda shenjave të pikësimit të fjalisë. Trajtimi teorik për dukuritë gjuhësore, gramatikore, sociolinguistike, gjenerativiste e në vecanti të gramatikës së tekstit të gjuhës shqipe, si fushë relativisht e re e gjuhësisë shqiptare, kërkon, sa dije për metodologjinë studimore si tërësi e metodave shkencore, po aq edhe për terminologjinë që shenjon dhe saktëson dukuritë sipas fushave të gjuhësisë. Fonetika, leksikologjia dhe gramatika tradicionale e gjuhës shqipe nuk përfshijnë trajtimin e disa fenomeneve gjuhësore, sipas teorive të reja të studimeve të sistemit gjuhësor. Rrjedhimisht nuk i përfshijnë as termat për to. Për trajtimin e fenomeneve gjuhësore, gramatikore në veçanti, duhet të dilet jashtë kornizës tradicionale; duhet marrë për bazë trajtimet e reja të gjuhësisë së përgjithshme për rinterpretimin e dukurive të caktuara gjuhësore të shqipes dhe interpretimin e termave që tejkalojnë gjuhësinë tradicionale për shqipen. Trajtimi i dukurive gjuhësore nuk kufizohet brenda shenjave të pikësimit, del përtej tyre. Gjuhësia e tekstit ka hapur horizonte të reja. Trajtimi dhe rinterpretimi i dukurive gjuhësore me terminologji bashkëkohore nuk zbehin të arriturat e deritanishme të gjuhësisë shqiptare.


Publisher: University of Tetova, Tetova,Republic of North Macedonia


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1251/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1251
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1251/1/ALBANOLOGJIA%2019-20%20-%2020.09.2023%20-159-166.pdf
Identifier: SHALA, Flamur (2023) MBI DISA TERMA TË GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME NË RAPORT ME TË GJUHËSISË SHQIPTARE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 159-166. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
MBI DISA TERMA TË GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME NË RAPORT ME TË GJUHËSISË SHQIPTARE202331