Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: NACIONALIZMI DHE USHTRIA NË REGJIMIN KOMUNIST (Rast studimor Forcat e Armatosura të RP së Shqipërisë)


Author: Smaçi, Etleva



Abstract: Shtjellimi i koncepteve nacionalizëm dhe patriotizëm do të jenë dy elementet kryesore të këtij punimi. Ndërsa studiuesit e kanë të qartë dallimin mes dy koncepteve për masën e gjerë të popullatës loja me ndjenjat patriotike ka çuar në jo pak shembuj historik në lindjen dhe fuqizimin e sistemeve politike ekstremiste nacionaliste. Por synimi i punimit nuk është analiza e masave në gjerësi, por e një segmenti të veçantë të shoqërisë, ushtrisë shqiptare gjatë regjimit komunist. Argumenti që do të shtjellohet është: si formësohet ushtria e një regjimi komunist në emër të nacionalizmit? A shfrytëzohen ndjenjat patriotike të Forcave të Armatosura për të tejzgjatur jetën e një regjimi totalitar? Nisur nga fakti se një ndër tiparet bazë të karakterit që ushtaraku formëson që në fillesat e edukimit të tij është besnikëria, punimi do të provojë të argumentojë se ky tipar bëhet mjeti më i rëndësishëm ideologjik për të përcjellë mesazhe nacionaliste që deformojnë të vërtetën historike në regjimet totalitare. Ushtria shqiptare e periudhës së komunizmit që në këtë kumtesë sillet si rast studimor ka si veçori dalluese se ndjenjën e besnikërisë ndaj vendit e identifikoi me ndjenjën e besnikërisë ndaj një grupi të caktuar hegjemonist në pushtet Partisë së Punës. Pra, nëse në shumë punime është shpjeguar qartë lidhja e natyrshme e nacionalizmit me luftën, qasja në rastin tonë do të ketë në qendër si u interpretua nacionalizmi nga forcat e armatosura gjatë regjimit komunist dhe si ndikoi përvoja e tyre personale mbi “armikun imagjinar” në këtë interpretim. E thënë në mënyrë të përmbledhur përfundimet që punimi synon të arrijë lidhen me pyetjen se si u interpretuan nga forcat e armatosura gjatë regjimit komunist mesazhet e patriotizmit, sakrificës, unitetit kombëtar në emër të ideologjisë komuniste, veshur me petkun e nacionalizmit.


Publisher: University of Tetova, Tetova,Republic of North Macedonia


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1246/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1246
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1246/1/ALBANOLOGJIA%2019-20%20-%20Compact-132-139.pdf
Identifier: Smaçi, Etleva (2023) NACIONALIZMI DHE USHTRIA NË REGJIMIN KOMUNIST (Rast studimor Forcat e Armatosura të RP së Shqipërisë). ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 130-137. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
NACIONALIZMI DHE USHTRIA NË REGJIMIN KOMUNIST (Rast studimor Forcat e Armatosura të RP së Shqipërisë)202327