Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2023


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: ZANIN I NALTË-ZËDHËNËS I MENDIMIT INTELEKTUAL SHQIPTAR MYSLIMAN


Author: Memeti, Beqir



Abstract: Revista “Zani i Naltë” u lind kur ende vazhdonin paqartësitë, kur u shfaqën një mori rrymash mes të cilave disa nxjerrnin vlera të vërteta e të guximshme për kohën. “Zani i Naltë” i shpërndau këto vlera të zgjedhura dhe të përshtatshme për psikologjinë, moralin dhe idealet e shoqërisë shqiptare. Për të zbatuar programin e shpallur, revista grumbulloi rreth vetes një staf bashkëpunëtorësh të kualifikuar, jo vetëm për problemet e çështjet fetare, por edhe për ato kombëtare. Tematika e trajtuar në këtë revistë, e konsideruar edhe tani si bashkëkohore, mund të ndahet në tri grupe: artikuj të mirëfilltë fetarë të cilët në çdo numër zinin vendin kryesor, artikuj që kultivojnë atdhedashurinë, të bazuar në fe, por të aktualizuar me gjendjen që kalonte vendi ynë në atë kohë, artikuj moralë e shoqërorë. Është e natyrshme që, si revistë fetare që ishte, të trajtonte, në radhë të parë, probleme të një spektri të gjerë, të cilat kishin lidhje me fenë në përgjithësi e me atë islame në veçanti. Pjesa letrare e revistës ka qenë një tribunë e hapur për krijuesit e ndryshëm, me krijimtarinë e tyre origjinale dhe përkthime, në prozë e në poezi.


Publisher: University of Tetova, Tetova,Republic of North Macedonia


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1242/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1242
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1242/1/ALBANOLOGJIA%2019-20%20-%20Compact-102-105.pdf
Identifier: Memeti, Beqir (2023) ZANIN I NALTË-ZËDHËNËS I MENDIMIT INTELEKTUAL SHQIPTAR MYSLIMAN. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 100-103. ISSN 2545-4919



TitleDateViews
ZANIN I NALTË-ZËDHËNËS I MENDIMIT INTELEKTUAL SHQIPTAR MYSLIMAN202332