Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2022


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E REKËS SË EPËRME


Author: Sulejmani, Fatmir



Abstract: Rekën, që nga shënimet e Pukëvilit, e gjejmë të banuar me popullatë shqiptare - me burra dinjitozë e me tigra të luftës malore, për të cilët kanë shkruar historianë të shumtë. Kjo është faqja e dokumentuar e një të vërtete, anën tjetër të së cilës e përbën tema tabu e asimilimit tinëzak të njerëzve të kësaj krahine, të cilën e çelëm pas një shekulli të plotë heshtjeje prej peshku. Reka e Epërme, që si sinor shtrihet në të dy anët e Radikës, midis kurorave malore të Korabit e Deshatit, ka qenë përherë zemra e Shqiptarëve ortodoksë, të cilët gjer vonë e kanë ndier veten si pjesë të tërësisë së kombit. Por, lënia pas dore e Rekës dhe tjetërsimi i dhunshëm i shqiptarëve në sllavë, i filluar nga Jugosllavia e Versajit dhe e finalizuar nga Maqedonia socialiste si pjesë e Jugosllavisë së Avnojit, e ka shkretuar rajonin dhe i ka shprazur gati në tërësi fshatrat e banuar me popullatë shqiptare të krishterë dhe muslimane, si: Zhirovnica, Grekaj, Vërbeni, Vërbjani, Tanusha, Rimnica, Nivishta, Zhuzhnja, Shtirovica, Reçi, Strezimiri, Brodeci, Niçpuri, Bogdeva, Krakornica, Dubova, Vollkovia, Senca, Tërnica, Mavrova, Nikifori, Kiçinica, Beliçica, Lemnova, Brezovica, Çajani, Dufi. E veçanta e procesit të shndërrimit të shqiptarëve ortodoksë në sllavë brenda disa dekadash, është asimilimi i heshtur i mijëra rekasve dhe indiferenca e shqiptarëve të tjerë, që gjithashtu e bënë sehir pabëzajtur gjëmën e vëllezërve biologjikë. Ndaj, aq sa flet kjo vaki për metodat e sofistikuara të asimilimit në fjalë, po aq ndriçon edhe ndërgjegjen tonë kolektive, gatishmërinë për t’u shkrirë në asgjë me lehtësi të papërballueshme.


Publisher: Faculty of Philology, University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1140/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1140
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1140/1/FILOLOGJIA%2019%20-%202022%20-%2005.11.2022%20FINAL-65-68.pdf
Identifier: Sulejmani, Fatmir (2022) DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E REKËS SË EPËRME. International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 65-68. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E REKËS SË EPËRME202240