Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2022


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: KARAKTERI PËRBASHKUES I STRUKTURËS GJUHËSORE TË SHQIPES, SI DHE RUAJTJA E FJALËS SHQIPE NGA HUAZIMET E PANEVOJSHME


Author: Hoxhaj, Behar



Abstract: Në këtë artikull shprehim pikëpamjen tonë mbi karakterin përbashkues të shqipes standarde në “epokën” e globalizmit si dhe ruajtjen e kësaj gjuhe nga huazimet e panevojshme. Theksin e vëmë në periudhën pas zhvillimeve të viteve ‘90. Bëhet fjalë jo vetëm për standardin si të tillë, më vete, por edhe për varietetet e tjera të shqipes, për ato të folme të të gjitha trojeve ku flitet shqip, si në Shqipërinë e kufijve politikë, ashtu edhe në shtetin tjetër shqiptar, në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në diasporë. Edhe pse një shqipe standarde me moshë rreth 50-vjeçare, ia ka arritur të realizojë në njëfarë mënyre bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht nga larmia e varieteteve të shqipes që fliten në gjithë arealin shqiptar. Janë disa faktorë, të cilët ishin frenues dikur, por që pas viteve ‘90 ndikojnë ndryshe, prej këtej rrjedh edhe ndryshimi i konceptit klasik të dialekteve, si pasojë e presionit të standardit aktual në një anë, por edhe e krijimit të dy shteteve shqiptare, e rritjes së hapësirës së tolerancës. Kjo, edhe në një gjendje ku shqipja është në përballje me gjuhët e tjera, si në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi. Këta faktorë, shumica e tyre jashtëgjuhësorë, kanë pasur ndikim harmonizues për konvergjencën natyrore të gjuhës me konvergjencën e shqiptarëve në të gjitha aspektet e funksionimit të tyre: atë politik, shoqëror, ekonomik, kulturor, sportiv etj.


Publisher: Faculty of Philology, University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1138/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1138
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1138/1/FILOLOGJIA%2019%20-%202022%20-%2005.11.2022%20FINAL-48-58.pdf
Identifier: Hoxhaj, Behar (2022) KARAKTERI PËRBASHKUES I STRUKTURËS GJUHËSORE TË SHQIPES, SI DHE RUAJTJA E FJALËS SHQIPE NGA HUAZIMET E PANEVOJSHME. International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 48-58. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
KARAKTERI PËRBASHKUES I STRUKTURËS GJUHËSORE TË SHQIPES, SI DHE RUAJTJA E FJALËS SHQIPE NGA HUAZIMET E PANEVOJSHME202283