Home | Repositories | Statistics | About



Subject: PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature


Year: 2022


Type: Article
Type: NonPeerReviewed



Title: PASURIMI I GJUHËS SHQIPE NË VEPRAT LETRARE (GJUHA E VEPRËS SË VILHELME VRANARIT TEK ROMANET “UNIKALE” DHE “DHEMBJE NËNE”)


Author: Haluci, Alta



Abstract: Punimi ynë ka të bëjë me prozën e shkrimtares Vilhelme Vranari. Ajo luan me fjalën e sidomos me të folmen e Vlorës dhe po aq këndshëm ndikon edhe në shijet e lexuesit duke e bërë atë të përfshihet dhe të bëhet një me atë që lexon. Në studimin e bërë në dy romanet e shkrimtares vëmendja më e madhe e studimit është përqendruar te ndarja e leksikut sipas pjesëve të ligjëratës, veçanërisht te mënyra e fjalëformimit të tyre. Ndër mjetet me vlerë emocionuese e stilistike në veprën e Vilhelme Vranarit zë një vend kryesor edhe frazeologjia. Ajo që bie në sy është se në të dy romanet e studiuara një pjesë e madhe e emërtimeve të huaja janë shkruar ashtu siç janë në origjinal dhe nuk janë shqipëruar. Kjo, edhe për shkak të jetesës së shkrimtares jashtë kufijve të Shqipërisë, ndaj ajo e ka pasur më të lehtë për të dhënë një pasqyrë të vendeve, por edhe të kulturës së tyre. Mund të themi se huazimet nga gjuhët e huaja, ndryshe nga fjalët e huaja të panevojshme e të parrënjosura në gjuhë, e kanë gjetur vendin e tyre në gjuhë shumë mirë tek krijimet e V. Vranarit. Në studim kemi paraqitur edhe analizat statistike të fjalëve të ndara sipas pjesëve të ligjëratës nëpërmjet programit të konkordancave duke filluar me Word List, konkordancat e fjalëve dhe statistikat.


Publisher: Faculty of Philology, University of Tetova


Relation: https://eprints.unite.edu.mk/1135/



Identifier: oai:eprints.unite.edu.mk:1135
Identifier: https://eprints.unite.edu.mk/1135/1/FILOLOGJIA%2019%20-%202022%20-%2005.11.2022%20FINAL-9-19.pdf
Identifier: Haluci, Alta (2022) PASURIMI I GJUHËS SHQIPE NË VEPRAT LETRARE (GJUHA E VEPRËS SË VILHELME VRANARIT TEK ROMANET “UNIKALE” DHE “DHEMBJE NËNE”). International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 9-19. ISSN 2671-3012



TitleDateViews
PASURIMI I GJUHËS SHQIPE NË VEPRAT LETRARE (GJUHA E VEPRËS SË VILHELME VRANARIT TEK ROMANET “UNIKALE” DHE “DHEMBJE NËNE”)202244