Home | Repositories | Statistics | About



Subject: Konica, gjuha diplomatike, diplomat, kontributi, Shqipëri.


Year: 2019


Type: Journal Article



Title: Si iu duk Shqipëria Konicës pas kthimit të tij, parë nëpërmjet vepërës ,,Shqipëria si m`u duk,,


Author: Adili-Çeliku, Luljeta



Abstract: Abstrakt: Disa popuj janë të destinuar që fatet e tyre politke të mos i kenë plotësisht në duart e tyre dhe shpeshherë janë pre e politikave të ndryrshme të diktuara nga shtypësit e tyre. Një fat i tillë çdoherë e ka ndjekur popullin shqiptar. Po të kthehemi në retrospektivë do të shohim se sa histori të dhimbshme dhe tragjike ka pasur ky vend dhe ky popull. Mirëpo, fati në fatkeqësi i Shqipërisë dhe shqiptarëve ka qenë ajo se çdoherë ka pasur njerëz të cilët i kanë dalë zot vendit të tyre duke i demantuar propagandat antishqiptare që përhapnin fqinjët e tyre bashkë me aleatët. I tillë ishte dhe do të mbetet Faik Konica, i cili një jetë të tërë punoi për vendin e vet. U bë zëri kumbues i vendit që dergjej në dhimbje të mëdha që ia kishin shkaktuar sundues të ndryshëm. Në këtë punim jemi munduar ta paraqesim Konicën dhe gjuhën e tij të drejtpërdrejtë dhe shumë reale nëpërmjet veprës së tij me ese ,, Shqipëria si m`u duk ,, pas marrjes së detyrës si tij si ministër i Punëve të Jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si diplomat në kohën e mbretit Zog. Figura e Konicës ishte dhe do të mbetet një nga figurat më komplekse të letrave shqipe. ,,I pajisur me një mendje sa briliante, aq edhe të mbrapshtë, qe s`e kishte për gjë sot të shfaqte dhembshuri e nesër të tallej mizorisht me vendin e vet, aristrokrat tipik i artit, që në sallonet letrare të Londrës e Parisit e ndiente veten si në shtëpinë e vet,,. 1


Publisher: ANAS-studia humanitatis


Relation:



Identifier: oai:repository.ukim.mk:20.500.12188/27462
Identifier: MLA
Identifier: http://hdl.handle.net/20.500.12188/27462



TitleDateViews
Si iu duk Shqipëria Konicës pas kthimit të tij, parë nëpërmjet vepërës ,,Shqipëria si m`u duk,,201937