Home | Repositories | Statistics | About



Subject: nxenes, mesues, lexim, shkolle, lektyre.


Year: 2019


Type: Article



Title: LEKTYRA SHKOLLORE DHE FUNKSIONI I SAJ


Author: DIBRA-ZEQIRI FARKETA



Abstract: Abstrakt Në terminologjinë tonë pedagogjike termi lektyrë përdoret me një domethënie specifike, që vërtetohet edhe me përdorimin e emërtimeve të shumta si: lektyrë letrare, lektyrë shkollore, lektyrë shtëpiake, lektyrë e detyrueshme, lektyrë e zgjedhur etj. Me përdorimin e këtyre emërtimeve synohet të bëhet kufizimi dhe distancimi nga veprat e tjera letrare që i lexojnë nxënësit, por të cilat nuk janë të parapara si lektyra shkollore/shtëpiake. Lektyra zë një vend të rëndësishëm në programin mësimor të lëndës së gjuhës amtare, detyrat dhe funksionet që dalin drejtpërsëdrejti nga leximi i saj janë të shumta, por mbi të gjitha ajo synon: ta nxisë nxënësin të punojë në mënyrë të pavarur me librin; të mundet nxënësi në mënyrë të pavarur të sjellë gjykime mbi vlerën ideoartistike të veprës letrare; ta zgjerojë kreativitetin dhe imagjinatën; ta pasurojë fjalorin; të ngjallë dashuri ndaj gjuhës dhe letërsisë; ta përmirësojë kulturën e të shprehurit me gojë dhe me shkrim etj. Paralelisht me këtë duhet theksuar se një ndër rolet dhe funksionet që arrihet të realizohet gjatë leximit dhe interpretimit të saj është ai edukativo-arsimor. Ora e lektyrës duhet t’i udhëzojë dhe aftësojë me sukses nxënësit që të mund të lexojnë, kuptojnë, përjetojnë, ta gjejnë veten në botën që ndeshin në veprat që lexojnë dhe pozitivisht ta formojnë personalitetin e tyre të ri. Gjykojmë, se lektyra duhet kuptuar dhe përdorur si përmbajtje, mënyrë, mjet, formë, aktivitet dhe kusht për ngritjen e kulturës së leximit te nxënësit në kushte dhe rrethana konkrete pedagogjike në shkollë dhe qëllimisht të vazhduara në kushte dhe rrethana familjare/shtëpi.


Publisher: Universiteti i Tetovës, Albanologjia, International Journal of Albanology


Relation: SEMINARI XV NDERKOMBETAR I ALBANOLOGJISE - TETOVE



Identifier: oai:repository.ukim.mk:20.500.12188/26600
Identifier: 1857 - 9485 (Print); 2545 - 4919 (Online)
Identifier: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26600



TitleDateViews
LEKTYRA SHKOLLORE DHE FUNKSIONI I SAJ201918